Cfarë ofrojmë ne

SPAR Albania është një nga punëdhënësit më korrektë dhe të përgjegjshëm në vend. Respekton në mënyrë rigoroze Kodin e Punës dhe të gjitha dispozitat dhe aktet e tjera ligjore të ratifikuara në Republikën e Shqipërisë duke siguruar të drejtat dhe liritë e plota të punonjësve. Përfitimet varen nga kategoria, niveli dhe vendndodhja e postit të punës. Kushtet specifike mund të ndryshojnë në varësi të llojit dhe kohëzgjatjes së kontratës, si dhe statusit familjar. Marrëdhëniet kontraktuale të veçanta janë të përcaktuara në mënyrë individuale dhe në përputhje me kuadrin rregullator ekzistues dhe rrethanave të veçanta të secilit rast duke ofruar standardet më të larta të efikasitetit, kompetencës dhe integritetit.