Përgjegjësia për stafin

Spar Albania, Nje Familje e madhe !

SPAR Albania ka ndërmarrë nismën me temë “Vlerësojmë dhe ndihmojmë punonjësit tanë në nevojë” për të kontribuar tek punojësit e kompanisë.
Duke vlerësuar përkushtimin, seriozitetin dhe punën e tyre gjatë kësaj periudhe, Spar Albania dhuroi ndihma simbolike për punonjësit.
Spar, është një familje e madhe në të cilën të gjithë punonjësit trajtohen në mënyrë të barabartë.
Për këtë arsye kjo nismë do të vazhdojë dhe zhvillohet me iniciativa të tjera motivuese për stafin.

Përgjegjësia për stafin

SPAR Albania është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend me prioritet të veçantë në cilësinë e trajnimit dhe besnikërinë e stafit.
Paketa e Përfitimit të Punonjësve: Si pjesë e grupit Balfin punonjësit e SPAR Albania përfitojnë shërbime të ndryshme financiare me zbritje si dhe stimuj financiarë në arritjen e targetit të paracaktuar. Grupi është përherë në kërkim të personave të kualifikuar që të jenë pjesë e ekipit dhe për ata punonjës që demonstrojnë dedikim, dëshirë dhe potencial për zhvillim dhe që arrijnë performancë të lartë në punën e tyre, ofron mundësinë e një karrierë dhe pakete benefitesh në rritje.
Punonjësit në SPAR:
√ Ndjehen të vlerësuar
√ Ndjehen të respektuar
√ Janë të përkushtuar
√ Të angazhuar
√ Mirënjohje dhe falenderime për ta