Info rreth SPAR
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës.
Suksesi i SPAR vjen në sajë të përkushtimit dhe vlerave që kanë udhëhequr këtë rrjet marketesh që nga themelimi, në më shumë se 85 vite më parë.
SPAR Albania është pjesë e grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri, Balkan Finance Investment (Balfin).
Nën sloganin “Pranë familjes, cdo ditë” prej datës 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë.
Ndjenja e përgjegjësisë qëndron në zemër të strategjisë SPAR, prandaj dhe gjithmonë përpiqemi të ofrojmë shërbime sipas standarteve bashkëkohore dhe një asortiment të larmishëm të produkteve, për të gjithë klientët.
Me 86 markete dhe 2 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Rreth Grupit BALFIN
Grupi BALFIN (Balkan Finance Investment Group) është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga Z. Samir Mane, dhe sot është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë.
BALFIN është një grup aktiv në prona të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, banka, menaxhim asetesh, turizëm, media, arsim dhe logjistikë.
Grupi punëson rreth 5,200 njerëz, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten çelësi i historisë së suksesshme të BALFIN në këto 29 vite.
Grupi BALFIN është një partner i besueshëm, që kryen aktivitete biznesi në shkallë ndërkombëtare, sipas standardeve më të larta të biznesit dhe etikës, me kapital të konsiderueshëm financiar, burime njerëzore të jashtëzakonshme dhe një fokus të plotë në inovacion.
Nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe përfshirjes sociale, Grupi BALFIN sfidon status quo-në, duke nxitur një ndikim pozitiv në komunitet