Zhvillimi dhe trajnimi





SPAR Albania është e orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm të secilit individ të kompanisë dhe siguron shumë shpejt staf funksional me aftësi, njohuri, kompetenca të duhura. Për këtë arsye SPAR Albania ofron jo vetëm një Program të plotë Orientimi por dhe një varg trajnimesh sme mundësi për të mësuar mbi tema nga më të mdryshmet si udhëheqja, menaxhimi, komunikimi dhe aftësitë operacionale në HACCP, Produktet e Fresh, shërbimi ndaj klientit, etj.

Disa nga qëllimet e trajnimit konsistojnë në:

    • Siguron zhvillimin e stafit në mënyrë të vazhdueshme duke rritur njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e punonjësve për të përmbushur nevojat e tanishme dhe të ardhshme të departamenteve të tyre dhe të kompanisë;
    • Rrjedhimisht transformon trajnimet në një mjet për përmirësimin e rezultateve të kompanisë;
    • Krijon brenda kompanisë një procedure të trajnimit dhe zhvillimit të drejtë të punonjësve;
    • Ndihmon në zbatimin e politikës së zhvillimit të karrierës, në tërheqjen dhe mbajtjen e punonjësve me aftësi të larta dhe potencialë për zhvillim.