Receta origjinale e tasqebapit

Perberesit:
  • 500 gr mish
  • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2-3 kokrra qepë
  • gjysmë filxhan çaji me verë
  • 1 lugë gjelle me miell
  • gjysmë filxhan çaji me verë
  • 1 gjethe dafine
  • gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare
  • 3-4 thelbinj hudhra
  • kripë dhe pak spec i kuq
  • Pergatitja:

    Tasqebapi është një nga gjellët me më shumë shije të tryezës shqiptare.

    Por tasqebapi i shtëpisë padyshim është në menunë tradicionale të gjellëve të nënave dhe gjysheve shqiptare.

    Tasqebapi shoqërohet me një shumëllojshmëri gatimesh të tjera tipike shqiptare, sidomos me pilaf, por edhe sallata të freskëta të çdo stine apo edhe bukë të thekur të marinuar me vaj ulliri e pak kripë.

    Por për një shije edhe më të mrekullueshme ai shoqërohet sigurisht edhe me zahiretë e famshme të kuzhinës sonë, sidomos me turshitë e përgatitura nga amvisat shqiptare.

    Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi.

    Mishi tul pritet në shirita të hollë ose në copa katrore.

    Skuqet në yndyrë së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.

    Shtohet mielli, skuqet edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.

    Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa gjella të jetë gati.


    Ju bëftë mirë!