Trajnim dy ditor i Departamentit te Delikateses nga Spar Majora Italy

Klientët tanë janë zemra e cdo gjëje që ne bëjmë – Ky është Vizioni Ynë , Ti shërbejmë klientëve tanë me produkte cilësore duke vendosur kështu standartet në treg. Ti garantojmë klientit produkte të sigurta është prioriteti i SPAR.

Spar Albania çdo ditë është duke dëshmuar përkushtimin maksimal për klientet dhe cilësinë e jetesës së tyre, në këtë mënyrë vulos edhe njëherë rrugën drejt qëllimit, duke e bërë kështu Rrjetin më të besuar dhe cilësor të Supermarketeve në Shqipëri dhe rajon.

Në SPAR, rëndësia e njerëzve për arritjen e suksesit të biznesit ka qenë gjithmonë në fokusin tonë. Duke e bërë SPAR një punëdhënës të zgjedhur, ne mund të investojmë në zhvillimin e punonjësve tanë, në mënyrë që ata t'u ofrojnë klientëve tanë shërbim klienti cilësor. Kjo kërkon angazhim maksimal , duke investuar në trajnimin e punonjësve në mënyrë që SPAR të mund t'i përgjigjet me sukses sfidave të ardhshme në të gjitha fushat e operimit.

SPAR investon në zhvillimin e punonjësve të saj përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe udhëzimeve të trajnimit. Me mbështetjen e partnerëve tanë të Spar Majora Italy , Z. Stefano Muio mundësoi një trajnim dy ditor mbi praktikat më të mira për njohjen e produkteve të Delikatesës, mirëmbajten, prerjet dhe implementimin e banakeve më qëllim standartizimin e tyre në të gjithë rrjetin SPAR. Në këtë trajnim morën pjesë menaxherë të Departamenteve të Delikatesës nga gjithë dyqanet e rrjetit SPAR, të cilët përditësuan njohuritë me ndryshimet e tregut si dhe zhvillimin e këtij Departamenti. Ky është një departament i rëndësisë së vecantë , pasi kujdesi ndaj produketeve delikate është maksimal. Ne kujdesemi cdo ditë me përgjegjësi të plotë që konsumatorëve tanë tu ofrohen produkte cilësore. Kjo është cështje e të gjithëve dhe përgjegjësi e secilit.

Me rritjen e vazhdueshme të SPAR, partnerët tanë në mbarë botën kanë gjetur më shumë mundësi për bashkëpunim, duke punuar më mirë së bashku si një familje e madhe SPAR. Shkëmbimi i njohurive të shitjes me pakicë dhe mësimi i praktikave më të mira ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje më të mirë, e cila është thelbësore për SPAR-in si rrjetin ushqimor të shitjes me pakicë më të madh në botë.

Çdo ditë qindra mijëra njerëz blejnë në SPAR, prandaj është shumë e rëndësishme që punonjësit në SPAR të jenë lider në të gjitha fushat e operimit .

Misioni i Spar është jo vetëm të plotësoj nevojat e klientëve dhe konsumatorëve ,por dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre.