2 Dyqane të reja

Spar Albania, këtë muaj po tregon rezultatet e një pune intensive për të vazhduar rrugëtimin e suksesshëm drejt mbulimit të të gjithë vendit me supermarketet e një emri që shpreh cilësi dhe vlerë. Përgjatë javës së dytë të muajit Maj, kemi hapur jo një por dy dyqane të reja duke hedhur rrënjë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ditën e enjte, më datë 9 Maj, hapi dyert Spari më i ri në Divjakë, pranë zonës Shën e Premte.

Ndërsa më datë 11 Maj, u çel supermarketi më i ri Spar pranë Rrugës së Palmave, në qytetin e Lushnjës.

Me këto dy hapje të reja, Spar numëron 42 dyqane në të gjithë vendin.

Misioni ynë është që jo vetëm të plotësojmë nevojat e klientëve dhe konsumatorëve tanë, por të përmirësojmë cilësinë e jetesës së tyre. Për ta arritur këtë, përpiqemi që në çdo hap që hedhim, të jemi më pranë familjeve shqiptare. Krijojmë mundësinë që të gjithë të shijojnë produkte cilësore si edhe asortiment ndërkombëtar të markës Spar. Kjo gjithmonë duke marrë në konsideratë misionin tonë për të ofruar produkte të sigurta, të freskëta dhe të garantuara sipas standarteve europiane, duke u siguruar që çmimet e tyre të jenë gjithmonë më të mirat në treg.

Spar, jeto më mirë, shpenzo më pak!